Bullgaria kalon nga gjendja e jashtëzakonshme në atë të emergjencës epidemike

Advertisment

Gjendja e jashtëzakonshme dymujore në Bullgari do të zëvendësohet nga një emergjencë epidemike, më pak e rreptë, që fillon sot.

“Gjendja e jashtëzakonshme do të hiqet, por të gjitha masat mbrojtëse do të vazhdojnë të zbatohen”, deklaroi ministri bullgar i Shëndetësisë, Kiril Ananiev.

Reklame

Emergjenca epidemike do të qëndrojë në fuqi deri më 14 qershor.

Ndryshimet në legjislacionin shëndetësor, që u miratuan të martën nga parlamenti, do të hyjnë sot në fuqi.

Këto përfshijnë ruajtjen e distancës fizike dhe karantinën 14-ditore për të gjithë ata që hyjnë në vend, si për bullgarët, ashtu edhe për të huajt.