Bullgaria nuk lëshon pe për hapjen e negociatave të BE me Shkupin

Maqedonia e Veriut do të vazhdoj të qëndroj para dyerve të BE-së. Autoritetet bullgare nuk do të japin dritën e gjelbër as javën e ardhshme kur pritet të mblidhet Këshilli i BE-së.

Kështu është shpehur, kryeministri bullgar, Stefan Janev për televizionin kombëtar bullgarë, kur është pyetur direkt se: A do ta miratoj kornizën negociuese të
Maqedonisë së Veriut sikurse është tani.

“ Jo, nuk do ta miratojmë, sepse për momentin kushtet tona janë nën patronazhin e qeverisë teknike dhe të vendimit të kornizës së dhënë nga Kuvendi”, ka theksuar ai.

Sipas këtyre deklaratave, shpresat e Maqedonisë së Veriut për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, duken të zbehura. (INA)