Bundesliga zbulon protokollin: ja çfarë ndodh nëse një lojtar del pozitiv me virusin

Advertisment

Gjermania duket e gatshme të përballojë “Fazën 2” edhe në futboll. Der Spiegel ka zbuluar protokollin për rifillimin e kampionatit, duke u përgjigjur në vecanti një dileme të rëndësishme: cfarë do të ndodhë në rast se një lojtar rezulton pozitiv me koronavirus? “Do të izolohet lojtari në fjalë e mund të vazhdohet të luhet, me masat e kujdesit të rastit”, bëjnë të ditur përmes zyrës së shtypit në Bundesliga. Nëse nuk ka simptoma do të bëjë dy javë karantinë, në të kundërt duhet të presë disa ditë pas zhdukjes së simptomave për tu kthyer në grup.

Edhe në Gjermani nuk ka ende një datë zyrtare për rinisjen, por objektivi është ai për të rinisur, në fund javën e 23 majit. Stërvitjet, me gjithë masat e duhura, kanë rinisur prej kohësh.

Reklame

Cështja e testeve që do ti nënshtrohen lojtarët e stafi, natyrisht, shqetëson edhe Bundesligën, por problemet e imazhit (idea që lojtarët të mos duken të privilegjuar) nuk I shqetëson shumë drejtuesit e futbollit gjerman: “Duhet të kujdesemi për industrinë tonë, në të cilën punojnë 60.000 persona në gjithë vendin” theksojnë nga liga. Sipas llogaritjeve duhen rreth 20.000 tampone, por Gjermani është vendi që ka përdorur mbi 2 milionë, më shumë se cdo vend tjetër europian.

Protokolli, parashikon masa të tjera, mes të cilave shishe uji të personalizuara, doreza të detyruara për stërvitjet në palestër…e edhe numri maksimal i njerëzve që mund të futen në stadium. Publiku do të mbetet jashtë e në total do të jenë 300 persona të ndarë mes fushës, tribunave e rrethimeve jashtë. Në fushë, mes lojtarëve, stafit, mjekëve e drejtuesve, mund të jenë maksimumi 98 persona.