Bunjamini nga Desova, djaloshi që sfidon brengën e të metave trupore (VIDEO)

Ky është Bunjamini, djaloshi 15 vjeçar nga fshati Desovë, i komunës së Dollnenit, një i ri që përjeton tmerrin e deformimit trupor dhe ngecjes në zhvillim.

E takuam atë në oborrin e shtëpisë së tij, ku megjithë pezmin që e kanë krijuar të metat trupore si pasojë e ngecjes në zhvillim, në sytë e tij vërejmë një dritëz shprese. Shpresën se një ditë do të mund të lëvizë pa ndihmën e të tjerëve.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Por krahas fatit të hidhur, këto pamje filmike që i regjistroi kamera e Tv Uskana fokusojnë edhe një rreze gëzimi të djaloshit të ri,, një dëshirë që i plotësohet nga donacioni për blerjen e karrocës elektrike, si kontribut humanitar i njerëzve me shpirtë bujarë… Dhe lëvizja që e mundëson kjo karrocë e siguruar nga njerëzit e vullnetit të mirë, e ka gëzuar tejmase Bunjaminin, por edhe familjen e tij.

Por përveç problemeve shëndetsore të djalit, kjo familje përballet edhe me gjendjen e rëndë ekonomike.

Për të zbutur sado pak këtë gjendje të vështirë, familja Useinoski para tri vitesh, ka kërkuar ndihmë edhe nga komuna e Dollnenit, por fatkeqsisht kërkesa e tyre nuk është plotësuar.

Duke pasur parasyshë këtë gjendje të mjerueshme, një grup i njerëzve me shpirtë human kanë ngritur iniciativën për ndërtimin e një objekti të ri banimi, për familjen Useinoski.
Punët ndërtimore kanë filluar mbarë, por përfundimi i tyre do të mvaret edhe nga mbështetja financiare e njerëzve që dëshirojnë ta ndihmojnë familjen e Bunjaminit që përballet me vështirësitë e dhimbjes dhe varfërisë.