Burrë e grua nga Shkupi rråhen e ‘dërmohen’ mes veti, njëri 25, tjetri 34 vjeç

Burrë e grua nga Shkupi kanë shkuar për pushim në Mavrovë, por pushimi nuk u ka shkuar siç duhet. Ata janë rr ahur mes veti, duke i shkaktuar njëri tjetrit lëndime dhe kanë shkaktuar dëme materiale në një vikend shtëpizë të huazuar në Mavrovë.

Policia është njoftuar se vikend shtëpiza ku ka qëndruar çifti bashkëshortor (moshë 25 dhe 34 vjeçare) e kanë dëmtuar brendinë. Pas kontrollit policor është konstatuar që bashkëshortët paraprakisht janë rrahur mes veti duke u lënduar. Ata janë mbajtur në stacion policor për të ndriçuar rastin. .