Burri goditet nga rrufeja kur po xhironte me telefon afrimin e një stuhie (VIDEO)

Teksa po xhironte afrimin e një stuhie, një burrë në Brazil është goditur nga një rrufe.

Nga raportimet, ngjarja ndodhi në qytetin Minduri, ku Jose Omar de Oliveira, bashkë me një shokun e tij, po filmonte dhe po komentonte motin në të njëjtën kohë.

Reklame

“Nga njëra anë koha ishte shumë e mirë, nga ana tjetër ishte krejtësisht e vrenjtur. Thashë të bëja një video për të treguar sa i madhërishëm është Zoti dhe për të treguar fuqinë e forcave natyrore. Papritur, ndjemë një zhurmë të madhe dhe ramë në tokë. U tronditëm dhe vrapuam për në makinë. Mendoj se celulari e tërhoqi atë rrufe”, tha braziliani për mediat lokale.