Burri i Vjosa Osmanit ishte i përfshirë në për leshje fizike me kolegët e ministrisë

Advertisment

Bashkëshorti i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu, ishte përfshirë në një për leshje fizike me zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, veprim për të cilin ishte denoncuar nga Drejtori i Përgjithshëm në MPJ, Albert Prenkaj.

Ai përmes një letre dërguar ministrit kishte përmendur këtë dhe arsye të tjera pse Sadriu nuk ka kompetencë e as vlerësim që të ushtrojë detyrën me gradën diplomatike “ministër”. Pavarësisht kësaj, ai ishte graduar në gradën diplomatike “ministër” nga ish ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Reklame

Para dy vjetësh, Ministria e Punëve të Jashtme që atë kohë udhëhiqej nga Behgjet Pacolli, e kishte graduar kundërligjshëm bashkëshortin e Vjosa Osmanit, Prindon Sadriun.

Atij i ishte dhënë grada diplomatike Ministër dhe një mandati 4-vjeçar në Shkup. Pavarësisht se drejtori i përgjithshëm nuk kishte rekomanduar asnjëherë gradimin e tij. Madje drejtori Albert Prenaj, kishte reaguar duke kërkuar që rasti i Sadriut të rishqyrtohet, pasi e konsideronte të kundërligjshëm.