Buxheti 2021, vd ekjet nga Covid ulin kostot e pensioneve në shumë shtete

Shuma që qeveria britanike duhet të shpenzojë për pensionet e shtetit do të bjerë me 1.5 miliardë paund deri në vitin 2022, pjesërisht për shkak të moshës mbi 65 vjeç që po vd esin nga Covid-19.

Sipas parashikimeve, qeveria do të marrë gjithashtu një shtesë prej 0.9 miliardë paund nga taksa e trashëgimisë, pjesërisht për shkak të vd ekjeve të lidhura me koronavirusin.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Më shumë se 144.000 vd ekje që përfshijnë Covid-19 kanë ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar, që nga fillimi i pandemisë. Shifra në fjalë është botuar nga agjencitë e statistikave të Mbretërisë së Bashkuar.

Shumica e vd ekjeve nga Covid kanë qenë midis personave të moshës mbi 65 vjeç, shumë prej të cilëve kanë qenë me pension shtetëror.

Zyra për Përgjegjësinë e Buxhetit vlerëson se shpenzimet për pensionin shtetëror do të bien me 600 milionë në 2020-2021 dhe 900 milionë paund në 2021-2022, krahasuar me parashikimet e bëra para pandemisë.

 

Sipas mbikëqyrësit të këtij parashikimi, vd ekjet e tepërta për shkak të pandemisë kanë ulur gjithashtu numrin e njerëzve që marrin pensione.

“Me vd ekjet e lidhura me virusin që u rritën ndjeshëm përsëri muajt e fundit, ne kemi rishikuar numrin e vd ekjeve të tepërta të moshës së pensionistëve në 2020-2021 nga 90.000 në parashikimin tonë të nëntorit në rreth 100.000 në këtë”, tha OBR në Parashikimin Ekonomik dhe Fiskal, i cili publikohet së bashku me Buxhetin.

Sipas parashikimit, vd ekjet e larta të lidhura me Covid në valën aktuale të virusit, kanë tejkaluar efektin e bllokimit duke ulur vd ekjet nga shkaqe të tjera, veçanërisht nga gripi dhe sëmundje të frymëmarrjes.