Buzaku: Shkarkimi skenar i përgatitur! Rexhepi dhe Fetahu kanë blerë banesa me mjete të BFI-së (VIDEO)

Advertisment

Sulejman Rexhepi u shkarkua, por kush është Shaqir Fetahu i cili do ta zëvendësojë atë, dhe si është e mundur që Rexhepi të shkarkohet në këtë heshtje dhe asnjë reagim?!

Sigma Doors
Akuza në këtë drejtim hodhi mbrëmë në Click Plus Skender Buzaku, i cili pretendon postin e kryetarit të BFI-së.

Reklame

Buzaku emërimin e Shaqir Fetahu u.d kryetar i BFI-së e quajti jolegjitim dhe antikushtetues.

Ai thotë se shkarkimi është një skenari i përgatitur dhe akuzoi Sulejman Rexhepin dhe Shaqir Fetahun për keqpërdorimin e mjeteve të BFI-së, fitrat, haxhxhin dhe zeqatin.

Sipas Buzakut, Fetahu dhe Rexhepi kanë investuar 200 mijë euro për një qendër fiktive në Gostivar, si dhe kanë blerë banesa në Shkup dhe Ohër.

“Në Gostivar flitet për qendër tregtare fiktive 200 mijë euro janë harxhuar vetëm për projektin. Këtu është I përfshirë edhe ky që quhet sot ushtrues detyre Shaqir Fetahu. I përfshirë sepse së bashku i kanë keqpërdorur mjetet me Sulejman Rexhepin”, tha Skender Buzaku.

Ai gjithashtu foli edhe për banesat që posedon Shaqir Fetahu dhe që kapin vlerën e 200 deri në 300 mijë euro, që sipas tij janë blerë me para të BFI-së.

“Njeriu më i afërt i Sulejman Rexhepit, brenda dy viteve ka blerë banesë në qendër të Shkupit, banesë në qendër të Shkupit, Brenda dy viteve. Njeri I cili duhet të jetë në shërbim të njerëzve të cilët nuk kanë, skamnorëve ka pasuri 200 deri në 300 mijë euro banesa”, tha Skender Buzaku.

TV21 kontaktoi me Shaqir Fetahu, por ai nuk deshi ti komentojë akuzat e Buzakut.

“Nuk është problem, nuk janë të reja ata akuza edhe ajo në bënë shërbim nuk është problem”, tha Shaqir Fetahu, U.D kryetar i BFI-së.

Buzaku akuzoi Rexhepin se djalit të tij Zeklul Rexhepit i ka transferuar 20 mijë euro nga xhirollogaria e BFI-së .

“20 mijë euro Sulejman Rexhepi ja ka lëshuar djalit të tij. Pyesim të gjithë ne publiku, besimtarët çfarë pune ka punuar Zeklul Rexhepi në BFI djali i Sulejman Rexhepit, dhe sa e ka rrogën e ka pas rrogën mujore 20 mijë euro si ka ndodhur kjo punë që baba t’i transferojë djalit para”, tha Skender Buzaku.

TV21 kontaktoi edhe Zeklul Rexhepin, por ai shkurt na tha se nuk e njeh personin e quajtur Skender Buzaku.