Byreku i shijshëm i tetovarit mu në zemër të Zvicrës

Advertisment

E ngjeshur është biografia e Xhelil Beadinit nga rrethina e Tetovës, i cili qysh si fëmijë 13-vjeçar iu ishte përveshur punës me gatimet e brumit nëpër trojet e ish Jugosllavisë. Përedrisa nxënësit e tjerë i vijonin mësimet në klasën e shtatë fillore, pas mësimit, Xhelili nuk përtonte të ndihmonte familjen në shitjen e byrekut në këto hapësira.

Fati i jetës dashti që ai në vitin 1984, të zhvendosej në Zvicër ku filloi punën në ndërtimtari për një periudhë të shkurtër, sa për t`u rimëkëmbur dhe të integrohet në tregu zviceran të punës. Më pas, ai vazhdoi punën në postën zvcerane, ndërsa para katër vitesh e hapi një byrektore, e cila nuk funksionoi ashtu siç priste për shkak të rrethanave jo të përshtatshme të lokacionit. Në këtë mënyrë, pas një viti ai e mbylli byrektoren.

Reklame

Por, Xhelili nuk u dorëzua asnjëherë, pasi para pak kohësh, ai gjeti një lokacion shumë të përshtatshëm dhe filloi përsëri me shitjen e byrekut në Dietikon në byrektoren “Tetova 1”. Shija e byrekut i ka mahnitur jo vetëm bashkatdhetarët tanë, por edhe nacionalitete të tjera, në mesin e të cilëve ka edhe zviceranë që me ëndje porositin nga byrektorja e Xhelilit.
«Për fillim puna është duke shkuar shumë mirë, por shpresoj se në vazhdim kërkesat do të rriten edhe më tej», pohon Xhelili enkas për Shtegu.com.

Në krahasim me standardin e jetesës në Zvicër, çmimet e byrektores së Xhelilit janë shumë të volitshme.

Adresa. Burek Tetova 1; Schachenmatstr. 9, 8953 Zürich, Switzerland.