Çair, e la dyqanin plot, ia “zbrazën” hajdutët gjatë orës policore

Në rrugën “Filip Vtori Makedonski” afër qendrës Mavrovasja në Çair ka ndodhur një vjedhje të shtunën gjatë orës policore. S.T. (34) e ka njoftuar policinë se në të shtunën mes orës 12.00 dhe 14.15 me përdorim të forcës janë vjedhur produkte në kioskën në këtë rrugë, shkruan Gazeta Lajm.

Hetime në vendin e ngjarjes ka zhvilluar një ekip i SPB-së në Shkup. Po merren masa për ndriçimin e rastit.