Ky është vendi ku do të ndërtohet garazhi i parë në kate në komunën e Çairit (VIDEO)

Ky është vendi ku do të ndërtohet garazhi i parë në kate në komunën e Çairit.

Mbrapa poliklinikës së Bit Pazarit dhe afër Xhamisë Isa Beu.

Reklame

Projekti ishte njëri prej premtimeve para zgjedhore për ta rregulluar kaosin në komunikacion në këtë komunë, që ka dhënë Visar Ganiu.

U deshën 3 vjet që Qeveria të miratoj ligj, i cili do të jep dritë jeshile për ndërtimin e garazhit në kate në vendbanimin me shumicë shqiptare në Shkup.

Më 13 janar, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi e promovoi përmes rrjetit social projektin e premtuar nga Visar Ganiu, dhe ligjin që miratoi Qeveria.

Kryetari i Çairit, që e kishte në “kontratën” e tij me qytetarët thotë se për ligjin nuk e njoftoi askush nga qeveria, por kabineti i tij e ka pa online.