Çairi vazhdon të mbetet komuna me më së shumti të infektuar me coronavirus në Shkup

Advertisment

Me 280 raste aktive me Covid-19, Komuna e Çairit vazhdon të mbetet në krye për nga numri i të infektuarve me coronavirus në komunat e Shkupit.

Gjithsej 10 komuna të Shkupit kanë numër treshifror me të infektuar, prej të cilëve më së shumti janë nga Gazi Baba, Aerodromi, Komuna Qendër dhe Kisella Voda.

Reklame

Nga personat e infektuar nga coronaviruska 139 persona të cilët nuk janë të përcaktuar në komuna, dhe shtat shtetas të huaj.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Shkup ka 1.885 raste aktive me coronavirus edhe atë në Çair ka 280, Aerodrom 167, Butell 132, Gazi Babë 195, Komuna Qendër 153, Karposh 153, Saraj 108, Kisella Voda 124, Gjorçe Petrov 113, Studeniçan 105, Shuto Orizare 97, Haraçinë 30, Ilinden dhe Petrovec 20, Çuçer Sandevë 12, Sopiste 18.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 9.153, numri i të shëruarve 4.810, numri i të vdekurve 422, ndërsa momentalisht ka 3.921 raste aktive./Telegrafi/