Cakaj: Arritje historike, diplomacia e Maqedonisë së Veriut do udhëhiqet nga një shqiptar

Advertisment

Pas kryeministrit Edi Rama edhe Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka përshëndetur marrëveshjen mes LSDM dhe BDI për krijimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut.

Duke e konsideruar një marrëveshje historike, Cakaj theksoi se diplomacia e Maqedonisë së Veriut do të udhëhiqet nga një shqiptar.

Reklame

“Kam shprehur urimet më të sinqerta për marrëveshjen historike që do të mundësojë për herë të parë një Kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut, qoftë edhe vetëm 100 ditë si fillim.”

Po ashtu, kryediplomati tha se Kryetari i Kuvendit do të vazhdojë të jetë një shqiptar dhe se marrëveshja e sotme hap një horizont të pashembullt për forcimin e shqiptarëve e zhvillimin e demokracisë në Maqedoninë e Veriut.

“Urime të gjithë shqiptarëve e falënderim të veçantë z. Ali Ahmeti e z. Artan Grubi për punën e vyer që kanë bërë në drejtim të forcimit të faktorit shqiptar, demokracisë e zhvillimit të brendshëm dhe proceseve euroatlantike në Maqedoninë e Veriut.”
Në përfundim, Cakaj siguroi se do të vijojë bashkëpunimi i shkëlqyer dypalësh dhe puna e përbashkët në kuadër të NATO-s dhe drejt anëtarësimit në BE.