Caktohet “parab.urgim” edhe për shoferin e “Durmo Tursit”

21

Ndaj tre të dyshuarve për aksid.entin në Llaskarcë sonte është caktuar masë e parab.urgimit 30 ditor, informon Gjykata Penale e Shkupit, mes tyre është edhe shoferi i autobusit të aksid.entuar me 15 mars, raporton gazeta KOHA.

Ndaj dy prej shtatë të dyshuarve është caktuar arr.est shtëpiak, derisa njërit prej personave masë e kujdesit.

“Duke vepruar me propozim të Prokurorisë Themelore Publike për masën e parab.urgimit për gjashtë persona dhe masës së kujdesit për një person, gjykatësi në procedurë paraprake ka sjell vendim me të cilën ndaj D.B, R.M, dhe M.T është pranuar propozimi i Prokurorisë për masën e parab.urgimit 30 ditor në bazë të nenit 165, paragrafi 1,2 dhe 3 të Ligjit për procedurë pen.ale”, thuhet në kumtesën e Gjykatës penale.

Për I.Gj, Gj.D dhe J.B, siç informon Gjykata, është refuzuar propozimi i Prokurorisë për caktimin e masës së parab. urgimit. Për I.Gj dhe G.D është caktuar masë e arre.stit shtëpiak, ndaj J.B masë e kujdesit, ndërsa për J.V po ashtu masë e kujdesit.

Prokurori publik i PTHP -Shkup Sasho Rajçev tha sot se arsyeja kryesore e aksid.entit kanë qenë frenat teknikisht të parregullta të autobusit dhe shpejtësia mbi normat e lejuara.

Aks.identi ka ndodhur më 13 mars, kur autobusi i kompanisë “Durmo Turs” me 51 udhëtarë doli nga rruga Tetovë-Shkup dhe ra në humnerë pasi e depërtoi rrethojën mbrojtëse në autostradë. Në këtë aksident humbën jetën 15 persona, ndërsa 39 ishin lënduar. (koha.mk)