Cana bëhet baba për herë të dytë

Advertisment

Ish-kapiteni i Kombëtare Shqiptare është bërë baba për herë të dytë! Lajmin e bukur e ka ndarë përmes rrjeteve sociale vetë Lorik Cana, i cili në Instagramin e tij zyrtar ka postuar një foto nga dhoma e spitalit ku po qëndron bashkëshortja e tij dhe vajza e porsalindur, transmeton Revista Class.

Vogëlushja ka ardhur në jetë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe gëzon shëndet të plot, bashkë me mami Monikën. Ndërkohë që është zbuluar edhe emri i vogëlushes. Pak kohë më parë në një dalje të tijën televizive, ish-kapiteni u shpreh se nëse fëmija do të ishte vajzë, do të bënte një zgjedhje tipike dhe të veçantë sa i takon emrit.

Reklame

Atij i pëlqejnë emrat ilir, ndaj dhe ka zgjedhur ta quajë Enkelejda, bijën e tij.

Loriku dhe Monika kanë edhe një djalë me emrin Boiken! Ne i urojmë jetë të gjatë vogëlushes së tyre, Enkelejda!