Canak përp.laset me gazetarin e Vuçiqit, nxjerr flamurin e Katalonjës dhe mbron Kosovën

65

Politikani serb nga Vojvodina, Nenad Canak, i cili është i gatshëm që të pranojë pa asnjë problem pavarësinë e Republikës së Kosovës është përp*lasur me autorin e një emisioni të mëngjesit në Tv Happy.

Derisa emisioni po shkonte drejtpërdrejt, Canak ka nxjerrë dhe ka valëvitur flamurin e Katalonjës, rajon ky që është duke kërkuar ndër vite pavarësimin nga Spanja.

Një veprim i tillë i Canak ka nxitur reagimin e gazetarit Milomir Maric, i cili ka thënë se Spanja e ka mbështetur gjithmonë Serbinë sa i përket çështjes së Kosovës.

“Mos më shfaq mua propag*andë ant*iserbe, Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës” ka thënë gazetari serb.

Në mediat serbe një gjë e tillë po cilësohet si ska*ndal, meqenëse Canak në mënyrë ironi*ke ka thënë se “Kosova është pjesë e Serbisë, po aq sa është edhe Holanda”.

Siç shkruan Kurir, Canak përmes një deklarate të tillë e ka pranuar që Kosova në asnjë formë nuk është pjesë e Serbisë.

E pas kësaj deklarate Maric ia ka përmendur politikanit nga Vojvodina, kushtetutën e Serbisë duke i thënë se po e shk*el atë.