Carovska: Atë që e dëgjuam nga Janushev i shqetësoi të gjitha gratë në shtet

Advertisment

Jashtëzakonisht më shqetësoi ajo që e dëgjova sot nga kandidati për deputet i VMRO-DPMNE-së, Janushev, ndërsa i shqetësoi edhe të gjitha gratë në shtet dhe dëshiroj publikisht ta dënoj, deklaroi bartësja e listës së deputetëve në Njësinë zgjedhore 1, Milla Carovska.

“Atë që e dëgjova na tregon se se si ajo parti politike janë edhe burrat nga ajo parti politike menaxhojnë me gratë të cilat kanë mendime të ndryshme. Të gjithë ne kemi të drejtë të mendojmë ndryshe. Të gjithë ne kemi të drejtën e mendimit tonë dhe pikërisht për atë luftojmë sot respektimi i të drejtave të grave të mbetet lartë në agjendën e shtetit tonë”, tha Carovska.

Reklame

Theksoi se ishim dëshmitarë të ish liderit të tyre i cili fliste për disa të drejta të grave dhe me atë direkt i ka shkelur të drejtat e tyre, i mbylli të gjitha serviset dhe nuk i mbështeti organizatat qytetare për mbrojtje të grave.

Kandidati për deputet, Damjan Mançevski në deklaratë të përbashkët me Carovskën, ndërsa në lidhje me incizimet e Janushevit, ka potencuar se nuk guxojmë të mbesim vetëm me fjalimet verbale.

“Duhet me masa konkrete të luftojmë kundër stereotipeve gjinore të cilat ende ekzistojnë te politikanët primitiv. Ajo luftë nuk është e lehtë. Për atë, para dy viteve u obligova të udhëhiqem nga parimi se nuk pranoj të jem pjesë e ndonjë konference, debati ose panel diskutimi nëse nuk ka së paku një grua folëse. Kemi gra të suksesshme në të gjitha fushat. Ato janë partnere të barabarta në diskutime dhe debate nga të cilat nuk është e lehtë të dalësh fitues. Përpiqem edhe për rritje të numrit të grave në pozita udhëheqëse. Qeveria e miratoi Ligjin për pozitë të lartë udhëheqëse, e cila hyri në procedurë kuvendore, por nuk arritëm ta miratojmë para fillimit të zgjedhjeve”, tha Mançevski.

Në ligjin, sqaroi ai, është parashikuar nëse ka kandidatë me numër të njëjtë të pikëve për pozitë të caktuar udhëheqëse, përparësi do të ketë kandidatja.

“Për këtë fushë mundemi më shumë dhe më mirë. Së bashku dhe të barabartë!, shtoi Mançevski.