Carovska dhe Arifi vizituan shkollën Kirili dhe Metodi në Tetovë

Advertisment

Në prag të fillimit të vitit shkollor i cili do të zhvillohet me prezencë të detyrueshme fizike vetëm për nxënësit e klasave të I, II dhe III-ta,

sot bashkë me ministreshën e arsimit znj. Mila Carovska vizituam SH.F Kirili dhe Metodi në Tetovë, shkruan kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi në faqen e saj në facebook.

Reklame

“Pamë nga afër kushtet e punës në të cilat do të zhvillohet procesi mësimor me pjesëmarrje fizike, si dhe mësimi nga distanca për klasat e larta.

Në këtë shkollë gjatë verës në bashkëpunim me MASH, u bë rikonstruimi i pjesërishëm i kulmit, kurse së shpejti do të fillojë edhe ndërtimi i çerdhes për fëmijë që do të funskionojë në kuadër të shkollës”, përfundon Arifi.