Carovska: Është me rëndësi që punëtorët dhe punëdhënësit t’i respektojnë protokollet

Advertisment

Zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike, Milla Carovska zhvilloi sot takim të rregullt koordinues, ku morën pjesë ministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale, Sanella Shkrijelj, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile “Tekstilpunues me zë të lartë”, “Komiteti i Helsinkit”, kryetari i LSM-së, Darko Dimovski, si dhe kryetarja e Këshillit inspektues dhe drejtorët e disa inspektorateve.

Carovska, siç kumtoi Kabineti i saj, theksoi se Qeveria po bën përpjekje maksimale për të arritur një ekuilibër në mbrojtjen e punëtorëve dhe mbështetjen e punëdhënësve. Ai u bëri thirrje organizatave të shoqërisë civile që t’i raportojnë informacionet për shkeljet e të drejtave të punëtorëve, ndërsa inspektorët të veprojnë në lidhje me ankesat e pranuara nga punëtorët dhe qytetarët.

Reklame

“Në takimin, përmes aplikacionit “Zoom”, është diskutuar për zbatimin e masave dhe rekomandimet e Qeverisë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve, mbikëqyrjet inspektuese, respektimin e protokolleve nga ana e punëtorëve dhe kompanitë dhe mundësitë e përdorimit të ndihmës shtetërore në rast të humbjes së punës, qëndron në komunikatën e Kabinetit të zëvendëskryeministres për Çështje Ekonomike, Milla Carovska.