Carovska: Mësimi online do të vazhdojë deri në fund të vitit (VIDEO)

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska beson se kjo mënyrë e mësimit që po zhvillohet tani, do të vazhdoj deri në fund të vitit shkollor. Për rotacion të nxënësve për një javë shtoi ajo, do të mendohej nëse situata, siç tha, do të qëndronte në nivelin e 1 tetorit dhe nëse numri i të infektuarve të rinj do të ulej.

Udhëzimet për formimin e notave për tremujorin e parë, kujtoi ajo u janë dërguar tashmë mësuesve dhe drejtorëve. Atje ku do të ketë sfidë në formimin e notës onlajn dhe ndjekjen e mësimi në distancë, nxënësi siç u shpreh do të jetë në gjendje të thirret në takim individual për konfirmim më të mirë të nivelit të njohurive të tij.

Reklame Custom Text

Milla Carovska, ministre e Arsimit

“Atëherë do t’i shohim sfidat. Kjo është arsyeja pse ne jemi në komunikim të përditshëm me drejtorët dhe kryetarët e komunave, në mënyrë që ky sistem të vendoset sa më mirë. Sfidat ekzistojnë, por unë jam i lumtur që vazhdimësia u arrit në mësimdhënie dhe që edhe prindërit edhe nxënësit e ndiejnë ndryshimin nga periudha kur nuk kishte asnjë lloj mësimi onlajn”.

Për fëmijët që ndjekin mësimet në distancë, përmes televizionit, Carovska informoi se Inspektorati Shtetëror i Arsimit kontrollon nëse materialet u dorëzohen atyre.

Milla Carovska, ministre e Arsimit

“Rezultatet që kam marrë deri më tani janë pozitive. Pasditen e djeshme, në të gjitha shkollat ​​u është dërguar një aplikacion për t’u përgjigjur se në çfarë mënyrash dhe sa rregullisht janë në komunikim me nxënësit të cilët ndjekin mësim në distancë, përmes televizionit”.

Përndryshe, nga fillimi i vitit shkollor e deri më sot, për 18 për qind është rritur numri i nxënësve që ndjekin mësimin onlajn.