Çdo natë, disa të rinj, shesin misra të pjekur për të siguruar bukën e gojës

36
#

Çdo natë, disa të rinj, shesin misra të pjekur në qytetin e Pejës. Asnjëri nga ta nuk është nga Komuna e Pejës (as nga qyteti, e as nga ndonjë fshat afër). Ata vijnë çdo ditë nga Lipjani, duke udhëtuar dy orë gjatë rrugës.

“Nisemi kah ora 4 qashtu. Valla qat’herë po lodhemi pak, se shumë nxehtë. Plot vetë në kombi mbas, e nuk po kemi mundësi as me e ajrosë. Qajo po na mundon, rruga kur po vijmë”- tregon njëri shitës (që për arsye etike, nuk po ia publikoj emrin).

Prej orës 6 fillojnë punën. Shesin e fitojnë për gjashtë-shtatë orë, dhe kthehen në vendin e tyre.

Rreth orës 1 të mëngjesit, mblidhen në të njëjtin automjet, në pjesën e prapme.

“Kur kthehemi e kemi më të lehtë. Edhe pse udhëtimi o i njëjtë, tash flejmë. Natën edhe nuk o nxehtë. Lodhja o ma e vogël”- e përfundon ai.

Puna e tyre zgjatë dy muaj, korrik-gusht, ku nga fitimet mbajnë familjet e tyre.

Është një nga shembujt e shumtë, që të fitosh bukën e gojës nuk është aspak e lehtë.

Elion Kollçaku