Ceca reagon me “zemra” pasi po dëgjohet sërish me të madhe në Shqipëri

Këngëtarja Ceca është rikthyer sërish në vëmendje duke krijuar polemika për faktin se gjatë këtij sezoni veror, këngët e saj po dëgjohen me të madhe në Shqipëri.

Numri në rritje i turistëve serb e ka bërë të veten, ndoënse ‘gisht’ duken të kenë edhe pronarët e resorteve që kanë shtuar në listën e tyre këngët e këngëtares së turbo-folkut serb të ndërlidhur me krimin dhe mafian.

Këngët e saj dëgjohen në një anije duke bërë që Ceca të reagojë.

Ajo e ka rishpërndarë videon me lokacion Shqipërinë duke vendosur një zemër në Instagramin e saj.