Ceferin i lumtur: E admirueshme ta pranosh gabimin, vazhdojmë së bashku

Advertisment
HTML Image as link

Sot në mëngjes, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, tha fjalën e tij mbi njoftimin zyrtar për shtyp se klubet u tërhoqën nga projekti i Superligës: “Dje thashë se është e admirueshme të pranosh që ke bërë një gabim dhe këto klube kanë bërë një gabim të madh.

Sidoqoftë, tani janë përsëri me grupin dhe unë e di se kanë shumë për të ofruar, jo vetëm për garat tona, por për të gjithë futbollin europian. Gjëja e rëndësishme tani është të ecim përpara së bashku dhe të rindërtojmë unitetin që gëzonte ky sport më parë”.

Reklame

Në deklaratën zyrtare të iniciatorëve të kompeticionit të ri elitar të klubeve në kontinent flitej për pezullim të nismës, jo tërheqje: “Superliga Europiane është e bindur që status quo-ja aktuale e futbollit europian duhet të ndryshojë.

Ne po propozojmë një garë të re europiane, sepse sistemi ekzistues nuk funksionon. Propozimi ynë synon të lejojë që sporti të evoluojë duke gjeneruar burime dhe stabilitet për të gjithë piramidën e futbollit, gjithashtu duke ndihmuar në kapërcimin e vështirësive financiare me të cilat përballet i gjithë komuniteti i futbollit për shkak të pandemisë.

 

Kjo do të siguronte pagesa të rritura materialisht të solidaritetit për të gjithë aktorët e futbollit.

Pavarësisht largimit të njoftuar të klubeve angleze, të detyruar të marrin vendime të tilla për shkak të presionit të ushtruar mbi ta, ne jemi të bindur se propozimi ynë është plotësisht në përputhje me ligjin dhe rregulloret europiane, siç u demonstrua sot nga një vendim gjykate për të mbrojtur Superligën nga veprimet e palëve të treta.

Duke pasur parasysh rrethanat aktuale, ne do të rishikojmë hapat më të përshtatshëm për të riformuar projektin, gjithmonë duke pasur parasysh qëllimet tona për t’iu ofruar tifozëve përvojën më të mirë të mundshme dhe përmirësuar pagesat e solidaritetit për të gjithë komunitetin e futbollit”.