Çeliku: Agim Nuhiu nuk di të debatojë, të paditet për dezinformata

Profesoresha Gjyla Çeliku ka reaguar për paraqitjen e mbrëmshme të zv.ministrit të Drejtësisë, Agim Nuhiu, në emisionin “Rruga Drejt”.

Përmes nje postimi në Facebook, ajo la thënë se, Agim Nuhiu nuk di të debatojë dhe se duhet të paditet për dezinformatat gjatë emisionit.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

“Ex lege Agim Nuhiu meriton të paditet nga opozita për shpërndarje dezinformatash!
Ex lege Agim Nuhiu nuk di të debatojë.

Ex lege 20 vjet shumica e shqiptarëve kanë ngelur pa shtetësi sepse BDI mendojnë që më shumë romë ka në Maqedoninë e Veriut se sa shqiptarë që janë pa nënshtetësi.

Ex lege Agim Nuhiu duhet të mësojë të respektojë gjininë femërore.
Ex lege më lehtë e merr shtetësinë në Amerikë se sa në Maqedoni, leji përrallat o Agim

 

Nuhiu sepse e keni lënë popullin në mëshirë të fatit!
Përkrahni të gjithë iniciativën e shtetësisë sepse është në të mirë të popullit dhe ex lege i takon popullit”, ka shkruar në FB profesorja Gjyla Çeliku.