Manifestim i duasë së ‘hafëzit’ të ri Numan Selami nga Shkupi (FOTO)

Advertisment

Sot, më 21 tetor 2020 (e mërkurë), xhemati i Shkupit pati fatin që të përjetojë gëzimin e manifestimit të duasë së hifzit me rastin e promovimit të hafëzit të ri Numan Selami.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin;

ud.kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema h.hfz.Shaqir ef.Fetai i shoqëruar nga kabineti i tij, Myftiu i Myftinisë së Shkupit Dr.Qenan ef.Ismaili, Myftiu i Myftinisë së Tetovës Dr.Qani ef.Nesimi, koordinatori i Myftinisë së Kërçovës H Qamil ef. Rushiti, Myftiu i Myftinisë së Strugës Mr.Salim ef.Sulejmani, Myftiu i Myftinisë së Ohrit H.Samet ef.Ajdari, Myftiu i Muftinisë së Shtipit Mr. Nasir ef.Rexhepi,shefi i kabinetit të Reisul Ulemasë, dr.Selver ef.Xhemaili, familjarë të hafizit si dhe xhematlinj të Shkupit.

Reklame

Programi filloi me Fjalën e All-llahut , me ashere të lexuar nga Zekirija ef. Kurtishi nga Presheva. Më pas, me fjalë mirëseardhëse të pranishmëve iu drejtua z.Ilmi Selami i cili në emër të familjes falenderoi mysafirët e pranishëm për prezencën e tyre.
Më pas, fjala i takoi Myftiu të Myftinisë së Shkupit dr.Qenan ef.Ismaili i cili shprehi fjalë miradie për familjen Selami duke shtuar se; Familja Selami ka dhënë kontribut të madh në shumë sfera shoqërore dhe sot po e dëshmojnë se janë familje e devotshme, dashamirëse e fjalës së All-llahut, me faktin që nga kjo shtëpi të del mbrojtës i Kuranit, Numani, që do të jetë i dobishëm për veten, kontribues ndaj familjes së tij e gjithë ummetit.
Duaja e hifzit u bë nga Myftiu i Tetovës Prof.dr.Qani ef.Nesimi.

Më pas, fjala kryesore, i takoi Reisul Ulemasë h.hfz.Shaqir ef.Fetait i cili para xhematit të pranishëm ngriti lartë peshën e memorizimit të Kuranit Famëlartë, vlerën dhe shpërblimin që ka familja e tij dhe gjithë ata që janë shkaktarë që sot të shpallet një hafiz i Kuranit.
“Njerëzit më autoritativ në këtë botë e Botën Tjetër janë mbrojtësit e Kuranit, këtë epitet e fitojnë përshkak se ruajnë fjalën e All-llahut të Madhërishëm.”- tha mes tjerash Reisi në fjalën e tij.

Në fund, para gjithë të pranishmëve hafizit iu dorëzua diploma e hifzit të mbrojtur si dhe plaketë në emër të Myftinisë si dhe mualimi pranoi mirënjohje për angazhimin e tij dhe një dhuratë në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij.

Numan Selami është i lindur në Shkup ,Shkollimim e ka filluar në Fakultetin e Shkencave Islame. Hifzin e ka mbaruar tek mualimi i tij Miftar ef. Islami.
Ndërkaq, provimin e hifzit e ka mbrojtur me sukses të lartë. Seancat degjimorë janë realizuar 5 ditë radhazi, me metodën e re të aplikuar të dëgjimit të tërë Kuranit famëlartë para Komisionit për Vlerësim pranë Myftinisë së Shkupit i cili përbëhet nga:

Hfz. Shafi Osmani, kryetar i komisionit
Hfz. Sadudin ef. Sulejmani, anëtar
Hfz. Sheval.ef.Azizi, anëtar
Programi solemn u realizua në hapësirat e Restorantit “KAPRI”.

CEREMONIA E DUASË SË HIFZIT TË HAFIZIT NUMAN SELAMISot, më 21 tetor 2020 (e mërkurë), xhemati i Shkupit pati fatin që…

Gepostet von Myftinia Shkup am Mittwoch, 21. Oktober 2020