Çfar pritet të ndodh sot ora 12 në Shqipëri

Advertisment

Performance e qytetarëve italianë nga ballkonet e tyre gjatë ditëve të izolimit ishte një nga shfaqet më të vecanta në këtë kohë krize botërore.

Video të qyteteve të ndyshme në Itali tregonin qytetarët nga ballkonet e shtëpive duke kënduar, luajtur instrumente dhe kërcyer. Shfaqet bën xhiron e mediave botërore si një mesazh i rëndësishëm për të mbajtur moralin lartë në këtë periudhë por në të njejtën kohë duke dhënë edhe mesazhin e të ndenjurit në shtëpi.

Reklame

Një inicativë të ngjajshme ka ndërmarrë sot Ministria e Kulturës e cilan nëpërmjet një postimi në Facebook i fton të gjithë të bëhen pjesë e nismës “Muzikë nga shtëpia”.

“Hapni dritaret. Lëreni muzikën të hyjë në shtëpitë tuaja. Ftojmë të gjithë instrumentistët, të zgjojnë qytetin me tingujt e tyre. Bëjmë muzikë nga shtëpia. Ditën e diel ora 12:00″, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës. /Opinion.al