Çfarë bisedoi për 60 minuta Edi Rama me Angela Merkelin?

Advertisment

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar sot 60 minuta bisedë virtuale me kancelaren gjermane Angela Merkel, shkruan Albinfo.ch

Përmes një një postimi në ‘Facebook’, kryeministri Edi Rama zbulon deraje të kësaj bisede.

Reklame

Postimi i Ramës:

“Me Kancelaren Merkel, biseduam pak më parë për rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal; progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE, si edhe kryesimin e suksesshëm të OSBE nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit tonë në dhjetor.

Edhe njëherë si gjithnjë, kënaqësi e veçantë biseda me Kancelaren gjermane, një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme!

#DankeAngela🇩🇪🤝🇦🇱#FaleminderitAngela”