Çfarë biznesi po hap në Prishtinë Shkelzen Jetishi?

33

Prej vitesh flitet se është një nga këngëtarët më të paguar në dasma e ahengje, ndërkohë që fitimet e tij nuk vijnë vetëm nga muzika, shkruan “Kosovarja”.

Gjakovari Shkelzen Jetishi-Xeni, ka kohë që e ka hapur edhe një restaurant të madh në qytetin e tij, përmes të cilit thuhet se fiton mirë.

Sipas burimeve të “Kosovares”, mësojmë se Xeni po e zgjeron biznesin, pasi ai po hap një restaurant dhe sallë të madhe dasmash edhe në kryeqytet.

Përgatitjet kanë filluar prej pak kohesh dhe ky biznes do ti rrisë edhe më shumë fitimet e këngëtarit në fjalë./Kosovarja/