Çfarë diskutuan në takim Arjanit Hoxha dhe Arben Taravari?

Ashtu siç ishte paralajmëruar, janë takuar sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha dhe sekretati gjeneral i ASh-së, Arben Taravari, me shumë gjasa për të biseduar për mbështetjen e ndërsjellë në zgjedhjet lokale.

Hoxha ditën e sotshme ka paralajmëruar se do të takohet me Taravarin për të diskutuar nëse koalicioni do ta përkrah Bilall Kasamin në Tetovë, ndërkaq pas takimit asnjëri nuk tha se çfarë në të vërtetë është diskutuar në atë takim. Megjithatë të dy thanë se në fund fare për këtë çështje do të vendosin organet e partisë. Ende nuk dihet nëse është arritur marrëveshje për mbështetje reciproke nëpër komunat ku garojnë kandidatët e tyre në balotazh.