Çfarë do ndodhë me mësuesit që refuzojnë bërjen e vaksinës në Shqipëri

Vaksinimi i mësuesve ka nisur në të gjithë Shqipërinë, por me ritme të ndryshme. Megjithatë ka pasur nga ata mësues që janë shprehur kundër vaksinimit.

Disa për frikën dhe pasigurinë ndaj vaksinës “AstraZeneca”, disa për sëmundje shoqëruese, janë shprehur se janë kundra bërjes së vaksinës. Ndërsa të tjerë mësues që e kryen vaksinimin shprehen të sigurtë për efikasitetin.

Gazeta Shqip ka siguruar një formular nga Zyra Vendore Arsimore Shkodër, që do të plotësohet nga mësuesit që refuzojnë të bëjnë vaksinën.

Edhe pse kohë më parë kryeministri Edi Rama tha se vaksina nuk është me detyrim, është hapur një debat që kjo mund të përdoret për shkarkimin e mësuesve.

Procesi i vaksinimit të mësuesve ka nisur edhe në qytetin e Pogradecit, fillimisht në dy shkolla 9-vjeçare të qytetit. Në total në rrethin e Pogradecit janë rreth 1200 vaksina që do të aplikohen në mësuesit e sistemit parashkollor, 9-vjeçar dhe të mesëm bashkë me stafet mbështetëse.

Po ashtu procesi i vaksinimit të mësuesve ka nisur edhe në Bilisht ku di të vaksinohen 250 mësues, ndërsa po sot ka nisur edhe vaksinimi i të moshuarve në qytetin e Korçës.

©Copyright Gazeta Shqip