Çfarë e detyroi Ramën ta mbyllte konferencën e shtypit me një ejvallah

Advertisment

Shumëkush ka mbetur i çuditur kur e ka parë që konferenca e shtypit mes Edi Ramës dhe shefit të diplomacisë greke, Dendias është mbyllur me përshëndejtjen në turqisht të kryeministrit tonë: “ejvallah”. Por në fakt ky përdorim i këtij turqizmi që përdoret gjithnjë e më pak në shqipen e folur nuk ishte aspak i rastësishëm. Së pari ishte miku grek ai që e ‘provokoi” Ramën, kur krejt papritur në një falë të fokusuar marëdhëniet dypalëshe ai vendosi të kritikojë ashpër Turqinë e Erdoganit lidhur me rolin e saj në konfiktin e mesdheut lindor që ka shpënë drejt një konflikti gati militar dy vendet.

“I referohem fqinjit tonë, Turqisë që vazhdon të shkelë cdo ditë kriteret themeltare të integrimit në BE, qoftë politike dhe ekonomike.

Reklame

Jam detyruar ti dërgojë një shkresë komisionerit të zgjerimit duke theksuar se Turqia që po shkel unionin doganor e duhet të shqyrtohet menjëherë marrja e masave për këtë gjë.
Gjithashtu kam vendosur këtë cështje me keqardhje madje, që të ekzaminojë komisioni të gjitha shkeljet në të gjithë dimensionin e tyre madhe deri në tërheqjen e unionit doganor si ide e qartë për shkeljet që krijon sjellja e Turqisë.

Kam theksuar gjithashtu edhe tek homologët e mi evropianë, ministrat e Jashtëm veprimet e fundit që janë tepër shqetësuese në Mesdheun Lindor e theksova nevojën të ndalojë eksporti i materialeve ushtarake përkundrejt Turqisë se përdoren për veprime që destabilizojnë zonën tonë” tha Dendias

Natyrisht që shefi i diplomacisë greke nuk mbeti të ankohet në Tiranë për marëdhënien që ka me fqinjin e vet diplomatik. Por kjo deklaratë e tij vjen direkt paa atyre të Ramës, para mediave greke në Athinë, se është krenar për miqësinë që ka me Erdoganin.
“Presidenti Erdogan nuk ka ndjenja anti-greke” siguroi në mesin e këtij shtatori kryeministri shqiptar në kryeqytetin grek.

Por pasi Dendias e bëri fakt të kryer goditjen e Erdoganit në ‘shtëpinë” e Ramës dhe në krah të djathtë të tij, kryeministri në stilin e zakonshëm që kur kapet në befasi përdor humorin e mbylli konferencën duke e falenderuar me një barbarizëm shefin e diplomacisë helene. me sigur që nëse do ta dinte më parë këtë ‘provokim’, do të ishte shfaqur sot me një kollare të stolisur me gjysëm hënë të bardhë.

©Lapsi.al

 

VIDEO në linkun në vazhdim