Çfarë ka ndodhur me ty Gjermani?

Para një viti kur filloi pandemia Gjermaninë e lëvdua në të gjithë botën për politikën që ndoqi ndaj Coronës. Sot askush nuk mendon më kështu, më shumë ka tallje dhe habi.

“Si e bëri mirë Gjermania, në një kohë që Britania e Madhe gaboi”, kështu e titullonte para një viti një nga kryeartikujt gazeta britanike “Telegraph”. Kurse “New Zealand Herald” e renditi Gjermaninë tek fitimtarët e krizës së Coronës, me strategjinë e saj kundër pandemisë që ishte shembullore në botë. Kurse në Izrael thuhej se Merkel në krizën e Coronës po shfaqet si një figurë politikë që “di t’ua bëjë të qartë njerëzve situatën”- Këto himne i këndoheshin Gjermanisë para një viti.

Luftimi i Coronës: A është kjo Gjermania?

Nëse në verën e vitit 2020 do të ishin vënë baste, se cili vend do ta menaxhonte më mirë krizën e Coronës, shumë vetë do të kishin vënë bast për Gjermaninë. Natyrisht Gjermania, mjeshtre e organizimit, me studiuesit e saj që në një kohë rekord zhvilluan vaksinën. Kurse tani Gjermania është kthyer në një vend problematik. Maska? Shumë pak. Vaksinë? Nuk ka doza të mjaftueshme. Teste? Shumë vonë. Digjitalizimi? Me ngecje. Në vlerësim mund të thuhej: bën përpjekje, por është e orientuar shumë nga rregullat dhe pak kreative. “A është kjo Gjermania?” pyesin veten shumë gjermanë, edhe jashtë vendit kjo shkakton habi. Disa vende madje nuk kursejnë me talljet, që vendi model, që mburrej me veten, tani ndodhet në këtë situatë./DW