Çfarë ka në mend Putin, lideri rus nxjerr r aketat bërthamore

Rusia ka bërë sot provat e fundit të paradës së datës 9 maj, e cila shënon 76 vjetorin e fitores mbi fashizmin duke parakaluar me një numër të madh raketash balistike, avionësh, tankesh etj.

Parada do të mbahet më datë 9 maj ku qeveria e Putinit është përgatitur t’i tregojë rusëve por edhe të kërcënojë në një formë kundërshtarët duke treguar raketat e saj balistike që mund të mbajnë edhe koka mbushjesh bërthamore, tanket “Armata” si edhe bombarduesit Tu-95 dhe Tu-160.

Reklame

Të dy këta avionë janë bombardues strategjik dhe mund të transportojnë raketa bërthamore, përdorimi i të cilave nga çdokush në botë konsiderohet si firmosje e fundit të jetës njerëzore në planet.

Provat u transmetuan live edhe në televizionin shtetëror.

9 maji shënon kapitulimin e Gjermanisë naziste dhe përfundimin e operacioneve ushtarake të Luftës së Dytë Botërore në Europë, ndërsa në Paqësor gjithçka do të vijonte edhe për më tepër se një vit tjetër.