Çfarë lidhje kanë zhdukja e shqiptarit nga Kavaja dhe kufoma e gjetur në Shkup? (VIDEO)

Advertisment

Më 15 Maj të këtij viti, gjetja e një kufome të groposur 20 km larg kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut kaloi pa vëmendjen e duhur, si një lajm rutinë nga mediat e shtetit fqinj.

Ndërsa në vendin tonë nuk u raportua fare si lajm, ndoshta me të drejtë pasi nuk kishte ndonjë asocim qoftë dhe të tërthortë me Shqipërinë.

Reklame

Në datën 18 Maj, një mesazh i mbërritur në postën elektronike të emisionit ‘Uniko’ na sinjalizonte për rastin dhe se duhej t’i kushtonim rëndësi pasi lidhej me një sagë ngjarjesh kriminale të disa personave mes disa vendeve të Ballkanit, ku përfshihej dhe vendi ynë.

Ndërsa të nesërmen na dërgoheshin nga e njëjta adresë të dhëna të tjera të vlefshme që do të shërbenin si indicje e mirë për historinë që do të trajtojmë sonte në ‘Uniko’. /klanplus