Çfarë ndodh kur fyen Erdoganin…

Advertisment

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka vendosur të padisë një gazetë greke pas një titulli që ata kishin vendosur në faqen e parë ndaj tij.

Avokati i kreut të shtetit turk, Hysein Aydin, raportohet të ketë denoncuar drejtuesit e gazetës Dimokratia pas titullit të vendosur më 18 Shtator.

Reklame

Pas padisë, prokurorët në Ankara kanë nisur një hetim kundër gazetës. Agjencia e lajmeve Anadolu shkruan se në faqen kryesore të gazetës ishte vendosur fotoja e Erdoganit e shoqëruar me shprehje fyese turqisht dhe anglisht.

Media turke thekson se autoritetet juridike në Ankara kanë autoritet mbi rastet e shpifjes ndaj presidentit të tyre edhe pse ndodhin jashtë vendit. /tvklan.al