Çfarë ndodhi në takim me të dërguarin e Trumpit, pse iku Kurti nga mediat?

Advertisment

I dërguari i presidentit Trum, Richard Grenell përfundoi para pak minutash takimin me liderin e VVsë, Albin Kurti.

Ndryshe nga presidenti Thaçi, lideri i VVsë, Albin Kurti nuk doli të flasë fare para mediave pas takimit me Grenellin, shkruan lajmi.net.

Reklame

Në fakt, Kurti e përcolli Grenellin vetëm deri në dalje të selisë së partisë së tij, për t’u kthyer më pas përsëri brenda pa e folur asnjë fjalë për mediat.

Kamerat e pranishme e kanë kapur këtë moment, ndërkaq që nuk dihet se cila ishte arsyeja pse Kurti nuk u paraqit fare para mediave, apo nëse Grenell i ka dhënë ultimatum për koalicionin me LDKnë dhe formimin e Qeverisë.

Pamjet ku Kurti refuzon të dalë para kamerave, mund t’i shihni në fillim të videos së mëposhtme.