Çfarë po ndodh me Europën? Rikthehen kufizimet dhe izolimet lokale nga koronavirusi

Advertisment

Një pjesë e vendeve evropiane po marrin masa të reja kundër koronavirusit, ndërsa numri i të infektuarve po rritet.

Në të gjithë botën, vendet që dikur e kishin vënë nën kontroll përhapjen e virusit me bllokime dhe protokolle shëndetësore, tani po përballen me një ringjallje shqetësuese, ndërsa ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë një vjeshtë dhe dimër të vështirë përpara.

Reklame

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur kufizime në tubimet e njerëzve dhe pothuajse një e treta e popullsisë prej 66 milionë banorësh të vendit është nën masa më të forta lokale të izolimit. Spanja ka vendosur Madridin dhe rajonin përreth tij – një zonë me më shumë se 6 milionë njerëz – në bllokim të pjesshëm. Franca po ashtu ka vendosur kufizime në paris dhe disa qytete të tjera. Mes një rritjeje të rasteve, qeveria çeke ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, duke filluar nga 5 tetori me masa të reja kufizuese.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, mesatarisht 303.3 njerëz në 100,000 banorë ishin infektuar me virus në Republikën Çeke, në 14 ditët e fundit. Autoritetet shëndetësore të Irlandës i rekomanduan qeverisë që vendi të zbatojë një bllokim të dytë mbarëkombëtar për katër javë. Gjermania mbajti shkallën e infeksionit dhe vdekjeve nga COVID-19 në nivele më të ulëta krahasuar me vendet e tjera evropiane gjatë valës së parë në pranverë. Por, numri i të infektuarve po rritet përsëri dhe autoritetet po shqyrtojnë kufizime të mëtejshme.