Çfarë pritet të ndodhë në mbledhjen e partive në Maqedoni/ zbulon detaje (VIDEO)

34

Gazetari Zekirja Mexhiti në një lidhje telefonike për Report Tv ka zbuluar detaje nga mbledhja e partive të thirrura nga presidenti maqedonas Stevo Pendarovski pas propozimit të kryeministrit Zoran Zaev për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Mexhiti tha se opozita në Maqedoni ka kërkuar që për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme të caktohet një qeveri teknike dhe me shumë gjasa kryeministri Zoran Zaev do të pranojë kushtin e saj.

“Pritet të diskutohen edhe organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe disa kërkesa nga opozita që kanë të bëjnë me marrëveshje për organizimin e e zgjedhjeve nga një qeveri teknike. Sipas rregullave qeveria teknike duhet të krijohet tre muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Sipas të gjitha gjasave edhe kryeministri ka pranuar që zgjedhjet të organizohen nga një qeveri teknike. Sot do të diskutohet data e mbajtjes së zgjedhjeve por me gjasa ajo pritet të caktohet në fund të shkurtit ose në fillim të muajit Mars”, u shpreh Mexhiti për Report Tv.