Çfarë problemi ka SHAQIRI me KLOPPIN? Sqarohet mesfushori kosovar

39
#

Xherdan Shaqiri e ka pranuar që nuk është aspak i lumtur që nuk po ka hapësira te Liverpooli, por ka thënë se nuk ka ndonjë problem me Jurgen Kloppin.

Liverpooli e ka nisur në mënyrë perfekte këtë edicion në Premier Ligë ku nga tetë ndeshjet e para ka tetë fitore.Xherdan Shaqiri këtë edicion nuk është duke pasur mintuazh, por edhe një pjesë të kohës është duke e kaluar me lëndime.

Mesfushori nga Zhegra në intervistën e fundit ka treguar se i respekton vendimet e Kloppit, edhe pse e pranon që nuk është i lumtur që nuk po luan.

“Sigurisht që jam i pakënaqur që nuk po luaj. Po stërvitem me skuadrën dhe dua ta ndihmojë atë, por që ende nuk e di kur do ta kem mundësi më të mëdha”, ka thënë Shaqa.

 

“Klopp nuk mund të diskutojë rolin e secilit lojtarë, kjo është normale. Kemi skuadër të mirë dhe duhet të presim për shansin tonë. Nuk kam pasur ndonjëherë problem me trajnerin”.“E di që jam gati dhe dua të luajë më shumë. Por, unë respektoj vendimet e trajnerit dhe do të shohim çfarë do të ndodhë në të ardhmen,”./insport/