Çfarë roli ka Adnan Ismaili në ‘Alternativë’ ? Përgjigjet Afrim Gashi (VIDEO)

Advertisment

I shumëpërfolur në opinion për ndikimin e tij në “Alternativë”, Adnan Ismaili, thuhet se nuk ka asnjë ndikim në partinë e Gashit.

Këtë gjë e tha vetë Gashi duke mohuar çdo lloj lidhshmërie me personin e apostrofuar.

Reklame

“Adnan Ismaili është figurë publike dhe drejtor i shtëpisë botuese “Logos-A”, shef i katedrës dhe profesor universitarë në UT. Mendoj se për figurat publike secili njeri mund të informohet përmes kanaleve të veta. Në Alternativë nuk ka asnjë funskion, pra asnjë. Por ne njihemi, një kohë të gjatë, kemi miqësi të mirë por në Alternativë nuk ka asnjë rol dhe asnjë efekt” ka thënë Afrim Gashi, kryetar i Alternativës duke iu përgjigjur pyetjes së Gazetës Express, se cili është ndikimi i Adnan Ismailit në partinë e Alternativës.