Charlie Hebdo u tall me Erdoganin, reagon ashpër Turqia

Advertisment

Turqia ka ak uzuar revistën franceze ‘Charlie Hedbo’, për racizëm kulturor, pas publikimit të bërë ku tallej me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.

“Axhenda anti-Islame e presidentit francez (Emmanuel) Macron është duke dhënë frytet e veta”, ka thënë Fahrettin Altun, drejtori për Komunikime i Erdoganit, duke i përshkruar karikaturat si “të neveritshme”.

Reklame

Në ballinën e së mërkurës, Charlie Hebdo ka vënë karikaturën e Erdoganit. “Qartazi është produkt i ksenofobisë, islamofobisë dhe ambientit kulturor jotolerant, të cilin udhëhqësia franceze duket se e do për vendin e vet”, ka thënë Altun.

Turqia dhe Franca janë përfshirë në kon flikte verbale, ndërkohë që Erdogan ka vënë në pikëpyetje shëndetin mendor të Macronit, pasi ky i fundit ka bërë të ditura masat që do të marrë për ta mbrojtur vlerat e shtetit të tij kundër Islamit radikal.

“Këto sulme të papërgjegjshme dhe pashije ndaj kulturë sonë do të nxisin vetëm racizëm dhe diskriminim”, ka thënë Altun.