Ciklon i fuqishëm po vjen në drejtim të Evropës, ja cilat shtete do e pësojnë

Advertisment

Shumë pjesë të Evropes veriperëndimore, qendrore dhe veriore do të goditen nga masa të fuqishme ciklonike që do të vijnë nga Oqeani Atlantik ditëve të ardhshme. Më të goditurat do të jenë Britania e Madhe, veriu i Francës, Gjermania, Zvicra, pastaj shumë pjesë të Evropes qendrore dhe Skandinavisë.

Fatmirësisht për ne cikloni nuk do të arrijë të depërtojë ,e fuqinë e tij, por do të “dërgojë” masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu dhe vende-vende erëra dhe reshje të dobëta shiu.

Reklame

Cikloni i cili është emëruar me emrin Sabine nga meteorologët evropian do të shkaktojë erëra mjaft të fuqishme jugperëndimore në vendet e lartpërmendura të cilat do të arrijnë shpejtësinë deri 100 deri në 120 km-h.

Stuhitë më të fuqishme do të godasin rajonet bregdetare dhe viset malore ku erërat pritet të arrijnë fuqinë e një uragani.

Rajonin tonë e presin disa ditë të mira, por jo tërësisht stabile sepse do të ketë edhe erëra herë pas here nga e hëna si dhe reshje të herë pas hershme shiu.