Cilat janë pritjet e Zaevit dhe Mickoskit nga Qeveria teknike

Advertisment

Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, dy liderët e partive më të mëdha politike, tashmë kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen më 12 prill të këtij viti.

Të dy liderët do të kenë përgjegjësi të njëjtë për të organizuar zgjedhje demokratike, duke e marrë parasysh se tashmë kanë formuar Qeverinë teknike me ministrat nga të dy radhët. Qeveria teknike ka për obligim udhëheqjen e vendit brenda këtyre 100 ditëve.

Reklame

Kryeministri i Qeverisë teknike, Oliver Spasovski vjen nga LSDM-ja e Zoran Zaevit.

“Me zgjedhjen e Qeverisë kalimtare dhe me Oliver Spasovskin në krye, pushteti ekzekutiv është në duar të sigurta, veçmas kur bëhet fjalë për obligimin e tij parësor të organizohen zgjedhje korrekte, demokratike dhe efikase të cilat do të sigurojnë procedurë të shpejtë, legale dhe institucionale të zgjedhjes së qeverisë së re”, theksoi Zaev.

Ai është i bindur se ministrat, pavarëissht partisë, do të punojnë në mënyrë profesionalë në Qeverinë teknike. Detyra e partive është që gjithë së bashku t’i marrin të drejtat e tyre, por edhe përgjegjësit.

“Të gjitha strukturat politike në Qeveri kanë për detyrë të sigurojnë forcim të mëtejmë të institucioneve, jo opstruim brenda institucioneve. Apeloj opozita të jetë e përgjegjshme dhe të mos e keqpërdorë këtë periudhë kalimtare. Hyjmë në vit ku me fitore të re zgjedhore LSDM do të vazhdojë të bëjë më të mirën për çdo qytetar që të konfirmojmë se sukseset e mëdha nuk ishin të rastësishëm, por se janë kahe të shëndetshme për rrugën e zgjedhur dhe të drejtë”, potencoi Zaev, duke besuar se ministrat e rinj të opozitës do të kryejnë punën me ndërgjegje dhe mirë.

Ish-kryeministri Zaev sqaroi se Kuvendi deri nga fillimi i shkurtit duhet të miraton rreth 50 zgjidhje ligjore, përmes diskutimit dhe debatit në Parlament.

“Besoj se Parlamenti i ynë do ta sjell këtë vendim dhe do të nënshkruhet nga presidenti i shtetit siç është rendi, do të publikohet në Gazetë zyrtare dhe do të presim që Spanja ta përfundojë procedurën e vet për ratifikim që të mund ratifikimi i ynë nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut të përcillet në deponim në Uashington. Besoj se ka kohë me të vërtetë që deri në fund të janarit dhe fillim të shkurtit edhe Spanja këtë ta përfundojë”, deklaroi Zaev.

Gjithashtu edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pret nga ministrat e rinj në këto njëqind ditët e Qeverisë teknike punë vetëm sipas ligjeve, duke mbrojt kushtetuan dhe punë për qytetarët.

Ai u shpreh i bindur se vendi do të mban zgjedhjet e parakohshme, por theksoi se procesi korrekt dhe demokratik e rrezikon dhuna institucionale në javët e fundit në të cilat janë sjell vendime të paligjshme për risistemime, emërime dhe sistematizime, duke mos toleruar shtyrjen e zgjedhjeve.