Cilat janë ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës

47

Ushqimet e mëposhtme janë cilësuar si më të mirat për shëndetin e zemrës, sepse ulin nivelin e kolesterolit në gjak, mbrojnë muret e arterieve apo kontrollojnë nivelin e sheqerit.

Vaji i ullirit
Zgjidheni të përgatitur nga shtypja e parë e ullinjve, me metodën e quajtur ”të ftohtë”, një markë të besuar dhe pas blerjes mbajeni në vend të errët, sepse vaji i mirë është shumë i ndjeshëm ndaj dritës.

Tërshëra; Në të gjitha format që mund ta hasni ajo ndihmon zemrën tuaj, duke ulur kolesterolin e keq. Ajo gjithashtu ju bën të ndiheni më i ngopur, duke mbajtur konstante nivelet e sheqerit në gjak dhe duke ju mbrojtur nga “sulmet e urisë” që mund t’ju bëjnë të hani ushqime jo të shëndetshme.

Vera e kuqe; Duhet të zgjedhësh verë cilësore dhe ta pish rregullisht, jo të mos kujtohesh gjithë javën dhe në fundjavë ta teprosh. Kujdes nëse pini aspirinë apo merrni ndonjë mjekim tjetër.

 

Patatet e ëmbla; Janë një zëvendësues shumë i mirë i patateve të zakonshme, sidomos për ata që vuajnë nga diabeti, sepse nuk e rrisin nivelin e sheqerit në gjak si patatet e tjera.

Mollët e freskëta dhe mollët e thata; Sipas studimeve më të fundit, jo vetëm mollët e freskëta, por edhe ato të thata i bëjnë mjaft mirë shëndetit të zemrës suaj.

Erëzat; Kujdes me kanellën, nëse keni probleme me mëlçinë

Çokollata e zezë; Duhet të përmbajë minimumi 70% kakao.

Salmoni ; Fasulet e zeza; Farat e lirit; Arrat; Bajamet; Portokallja; Karota; Boronicat
Kosi me pak yndyrë; Qershitë; Brokoli; Specat e kuq (jo djegës); Asparagët; Domatet; Spinaqi