Cili është ndikimi i Rusisë në Kosovë? Flasin ekspertët e sigurisë

Advertisment

Për ndikimin rus në Kosovë, jo rrallë herë është debatuar. Ka pasur mendime të ndryshme për influencën e saj në Ballkan.

Eksperti i Sigurisë, Agim Musliu deklaron se Rusia nuk e dëshiron Kosovën, por e dëshiron kaosin në Kosovë, Serbi dhe Ballkan.

Reklame

Ai thotë se siguria në Kosovë është ; kujdes PO, panik JO.

Sipas tij rusët më nuk janë profesional, dekonspirohen shpejt ngase punojnë me metodat e vjetra.

“Metodologjia e tyre nuk është e drejtpërdrejt. Ata hapin edhe portale edhe në gjuhën shqipe dhe plasojnë gënjeshtra. Shembull, Amerika ka ardh me na ba sherr dhe e ka dërguar për këtë Grenellin. Ai njeri vjen ka asnjë kompleks dhe bisedon me të gjithë ne, kur dihet se edhe një minutë i tij është i vlefshëm. Pse paska ardh me na ba sherr ai neve?
Përmes Kishës Ortodokse ruse është një ndikim shumë i madh i Rusisë. Kjo Kishë luan rolin kyç në shtet ndërtim dhe në rolin e brendshëm por veçanërisht atë të jashtëm”, thotë Musliu.

Ai ka përmendur disa shembuj, ndër to flet për protestën e agjentëve rusë në Kishën Ortodokse në Graçanicë, mes Kosovës.

Ai thotë se Kisha Ortodokse ruse dhe ajo serbe gjithmonë janë në kërkim të luftës, asnjëherë nuk janë pajtuar me asnjë marrëveshje.

Kur flet për testet e COVID-19 që Serbia i ka sjellur në Kosovë, Musliu thotë se ka qenë kushtëzim që Serbia e ka bërë.

“Askund nuk e keni parë që kanë qenë të kushtëzuara për serbët që jetojnë në Kosovë, ngase nuk i besojmë mostrave Kosovës. Por, Daçiqi, ai i ashtuquajturi Slloba i vogël thotë ne i kemi ndihmuar Kosovës, Shqipërisë e të tjerave me plotë gojën në Kombet e Bashkuara. Por, çka ka qenë e vërteta – subvencioni. Ajo qendër në Serbi, në Nish, po të ishte e ndihmave humanitare deri tani ish pa veprimtaria e saj. Ajo është qendër e shpiunazhit, e cila është jashtëkohore aq shumë sa që është edhe qesharake”, thotë ai.

Ndërsa, politologu Ardian Kastrati vlerëson se Rusisë i konvenon kaosi politik, vetëm e vazhdon atë kur ndodh në ndonjë nga vendet, pa pasur nevojë për investime.

“Rusia intervenimin e saj në Ballkan e sheh; frikësohet që nëse Serbia me një marrëveshje potenciale shkon në Unionin Evropian, Kosova shkon me ulëse në OKB përfundojë këtu ndikimi i saj, sepse ushtarakisht më nuk mundet ka përfundu kjo punë, dhe pastaj zgjerimi dhe ndikimi mund të shkoj te Lindja, te Gjeorgjia, te Ukraina, Moldavia, aty e ka problemin. Prandaj, sa më shumë kaos, sa më shumë gjendje si e jona me status quo, që jemi pa marrëveshje me Serbinë që nuk ka konflikt, por që pa konflikt nuk do të thotë që nuk ka paqe, ajo e shfrytëzon për kalkulime që me zgjeru një leje për përfitime gjeopolitike në raport me SHBA-në”, thotë ai në oxygenshow.

Ai vlerëson se Rusia e keqpërdor Serbinë dhe nuk e i mbron interesat e saj.

Në emisionin OXYGEN ata kanë vlerësuar se nuk duhet presim një administratë të re amerikane për një marrëveshje të mundshme me Serbinë, sepse SHBA, sipas tyre, kanë binar strategjik në Ballkan që nga viti 1992 dhe pavarësisht kush fiton ato nuk ndryshojnë.

Kastrati ka përmendur dy objektiva të SHBA-së në politikën e jashtme; ndalimi i Rusisë për qasje në ujëra të nxehta, dhe kjo është arritur. Ndërsa objektivi i dytë; me largu Rusinë komplet përmes një marrëveshje Kosovë-Serbi që mos me pas potencialisht ndikim që shkakton kaos politik.

“Ne nuk e kemi luksin të qëndrojmë vertikalisht me Amerikën, të themi ju keni nevojë me neve jo ne për juve. …. Përsëritja e disa frazave të kota që ; ne kemi një lloj komploti amerikan për të na ndarë, e për ta prishur Qeverinë, kjo fillon te ndonjë individë apo masë e caktuar me ndryshu percepcionin që nuk qenka faji te Kremlini por Amerika. SHBA është fuqi providenciale për Kosovën, për shqiptarët, pikë. Kremlini është problemi”, thotë ai.