Cili është raporti i Gheto Geasyt me Unikkatilin?

Ndër të tjera, Getoar Selimi ka zbuluar edhe raportin e tij me reperin shqiptar Viktor Palokaj i njohur në estradë si Unikkatil, shkruan lajmi.net.

Rikujtojmë se, vite më parë dyshja janë cilësuar si rivalë me njëri-tjetrit mirëpo Gheto Geasy zbuloi të kundërtën në intervistën e dhënë në emisionin NIN.

“A e ke takuar ndonjëherë kur ke qenë në Amerikë për koncerte, si ka ndodhur një keqkuptim prej rivalitetit”, ka qenë pyetja e drejtuar Geasyt.

“Ne faktikisht jemi një gjeneratë, një gjeneratë në moshë pak a shumë, por unë kam filluar pak më herët. Sa ka qenë në Prishtinë, po flas për periudhën e shkollës së mesme, kemi qenë me një shkollë. Kemi pasur shokë të përbashkët që thonin se është ky ky dhe ka filluar të bëjë muzikë”, ka thënë Gheto Geasy.

Tutje i njëjti shton: “Unë personalisht nuk e kam njohur, nuk e kam takuar kurrë, nuk kam pasur kurrë konflikt me të. Po them se ka qenë një keqkuptim i kohës. Nuk dua që muzika një diçka që neve na ndan, muzika duhet të jetë diçka që neve na bashkon”./Lajmi.net