‘Cima’ e veshë nipin e tij me veshjen e tij të famshme

46
#

Humoristi i njohur Rasim Thaçi që në publik njihet si ‘Cima’ është një imazh mjaft i dashur për publikun, që tash e sa dekada i bën të qeshë publikun me skeqet e tij, shkruan Indeksonline.

Ai tashmë është bërë gjysh dhe duket mjaft i lumtur me këtë fakt.

Madje së fundmi ai ka publikuar disa fotografi me nipin e tij Rronin.

“Së bashku me nipin tim Rronin, më tha: “Gjysh a bon une me i vesh ato teshat e tua që bon hajgare?
I thash po, por të bijnë të mëdhaja, tha ani ska lidhje se i marr gërshani edhe i prej” : Ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë që këto veshje të tij janë mjaft karakteristike dhe ai njihet me to nëpër skeqet e tij. /Indeksonline/