Cima ka një mesazh për ndeshjen Kosovë-Maqedoni (Video)

Advertisment

Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë rast historik, pasi janë vetëm dy fitore larg historisë, ku për herë të parë mund të marrin pjesën në një garë të madhe.

Ekipi kombëtar i Kosovës do të udhëtojë mëngjesin e sotëm drejt Shkupit, para takimit vendimtar kualifikues për Kampionatin Evropian 2020 kundër shtetit fqinj, Maqedonisë së Veriut të enjten.

Reklame

Kosova është mysafire e Maqedonisë së Veriut në Arenën Kombëtare Todor Proeski, në një ndeshje gjysmëfinale të play-off’it për pjesëmarrje në Euro 2020 që mbahet verën e vitit të ardhshëm.

Portali Infokusi ka bërë një video ku paraqet rrugëtimin e futbollit të Kosovës nga balta drejtë arenave të ndërkombëtare të futobollit. Në këtë video paraqitet e humoristi Rasim Thaci-Cima me një mesazh.

Poashtu Cima në Instagram ka shkruar: Kosova së shpejti do të zhvillon edhe ndeshjen më të rëndësishme deri më tani , ndaj Maqedonisë së Veriut.
Besa besë , une jam Kosova
/tetova1/