Cima shërben çaj në shtëpi: Në çfarë gjendje kam ardhë

Cima duket se është mërzitur nga izolimi në shtëpi.

Humoristi Rasim Thaçi- Cima këto ditë të izolimit po qëndron pranë familjes së tij.

Në ditët e para të karantinës, Cima tha se koronavirusi ia mundësoi që pas shumë kohësh ta pi kafen e mëngjesit me gruan.

Ndërsa, tani, ai përmes një fotografie që e ndau me ndjkësit në rrjete sociale, me shaka tregon se ka filluar edhe të shërbejë çaj në shtëpi.

“Fytyra po të kallxon në çfarë gjendje jom ardh ??“, janë fjalët e Cimës.

Për ndryshe, aktori i ka qëndruar besnik profesionit të tij për vite me radhë dhe vazhdon ende të sjell skeçe të reja. /Lajmi.net/